NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    13 hours ago
    Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
    15 hours ago
    Diplomatët e BE reaguan kundër komentit të tij për Gonzaton, lideri demokrat, Sali Berisha nuk heq dorë: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj
    2 days ago
    Rama: Jemi afër BE-së! Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mitro Çela/PSE MË PUTHI GAZETARJA E “LE FIGARO”?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
Kryesore
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
Kryesore Politikë
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mitro Çela/PSE MË PUTHI GAZETARJA E “LE FIGARO”?

Neutrale
Last updated: 2022/08/03 at 5:21 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Bashkë me nëntorin ’91, erdhi në Tiranë edhe zonja Robin.

E bukur – si pariziene.

E fisme – në dejet e saj rridhte gjak blu (aristokrate).

Kishte ardhur në Tiranë e dërguar e gazetës “Le Figaro”.

Bënte ftohtë për zonjëzën-ishte palca e dimrit.

Ishte errësirë-jetonim edhe në shekullin e atomit, edhe në një skaj të Ilirisë.

Kishte uri parizienia, sepse e kërkonte supën e nxehtë! (Qiqra në hell, kur soba pa korrent ishte kallkan!)

I erdhi vërdallë Tiranës.

Në krah kishte një djalë.

Sa i ditur, aq edhe i bukur.

Me origjinë nga Kruja.

I lindur në Ulqin, banues në Sarajevë, i diplomuar inxhinier.

Kishte punuar, për llogari të amerikanëve, në ndërtimin e një hidrocentrali në Kuvajt.

Quhej Sadedin Dollaku.

Francezka ngjiti shkallët e “Zërit të popullit”. E priti kryeredaktori.

Në atë kohë Përparim Xhixha.

-Dua të bëjmë një ndërmarrje të përbashkët.

-Mersi! -u përgjigj Përparimi.

-Ne duam 70 për qind të aksioneve!

-Mersi!-Përparimi.

-Duam që gazeta, gradualisht, të bëhet e pavarur. Me orientim nga e majta.

-Mersi, – sa nuk thirri kryeredaktori, që nuk ia hante qeni shkopin për nuhatje në fushën e perspektivave.

-Unë do të qëndroj në Tiranë një javë, – tha zonja Robin.

– Au revoir!…Mirupafshim!

Për fatin e keq të Përparim Xhixhës, Sadedin Dollaku kishte krushqi me Pandi Carapulin.

Pandi ishte drejtor i drejtorisë mekanike.

Nëndrejtor ishte Kriton Papa.

Të dy miqtë e mi.

I thanë Dollakut të takonte edhe kryeredaktorin e “RD”-së.

Një ditë erdhën në redaksi.

Në fillim më tregoi për takimin me Përparimin.

Më foli me hollësi, por pa entusiazëm.

E nuhata. “ZP”-ja i kishte dalë nga zemra!

Duke lënë mënjanë modestinë, dua të theksoj se, në atë kohë “RD”-ja ishte në zenit, kurse “ZP”-ja në krizën e saj më të thellë.

Kjo ishte në favorin tim.

Më parë se të nisnim debatin, zonja e kolme hoqi dorezat.

U fut në temë:

– T’i lëmë hollësitë. Ne kërkojmë 60 për qind të aksioneve. Ju kusurin.

– Duam më shumë aksione. Jemi të varfër!

– Po më habisni, zoti kryeredaktor! Për dy arsye.

Së pari, nuk keni asnjë kapital.

Populli juaj ka një fjalë të urtë:

Edhe dhi e zgjebosur, edhe bishtin përpjetë!

(Kishte të drejtë! Punonim në një ndërtesë, që i kishte dalë pronari).

Së dyti, unë kam gjetur një partner tjetër më të leverdishëm!

-Në qoftë se keni gjetur partner, pse trokitët në derën tonë?!

Qeshi. O zot!

U shfaqën një palë dhëmbë si prej fildishi!

-Bëjmë një skonto, -tha.- Ne 51 për qind, pjesën tjetër ju.

-Dakord!-i thashë dhe i zgjata dorën.

Dora e saj nuk lëvizi.

Imja, mbeti si kobure.

Nuk i mbajta mëri, sepse ishte bjonde.

E ndërsa, dora kobure e mendja në dilemë, francezka hapi gojën:

– Për kureshtje: Ç’kapitale ofroni ju, zoti kryeredaktor?

– Bashkim Trenovën, sekretarin e kolegjumit, me gjithë mustaqe!

Ja ku e keni! Mund ta merrni që sot!

Një pauzë.

Përkthim.

Një e qeshur melodioze…

dhe dy duar e një palë buzë të kuqe, që u ngjitën pak majtas buzëve të mia!

Çfarë nuk e zë të gjorin njeri, në këtë botë jallane, dhe nuk e përballon me vështirësi!

-Në fundjanar ju presim në Paris! Bashkë u kuptuam.

Le të punojnë specialistët.

Neutrale August 3, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
10 hours ago
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
13 hours ago
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
15 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
15 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
15 hours ago

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!

Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet

Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!

Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?