Personi që shihni në foto është 51 vjeçari shqiptar, autori i ngjarjes së rëndë në Greqi. 51-vjeçari dhunoi dhe më pas qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij 41-vjeçare.
Sipas informacioneve të fundit, gruaja ndaj tij kishte bërë padi për dhunë në familje jo një herë, por dy herë.
albsig
E para ishte më 18 qershor. më pas ai u la i lirë me urdhër të prokurorit që të qëndronte 100 metra larg saj.
Megjithatë, pas një kohe ai u lejua të kthehej në shtëpi. Dje të dielën ajo ka ngritur një padi të re ndaj tij për të njëjtën arsye. Gjysmë ore më vonë, ai e vrau atë.
Informacionet thonë se fqinjët kanë dëgjuar zëra dhe kanë njoftuar policinë.Mediat greke shkruajnë që gruaja u gjet e zhytur në një pellg gjaku.
Një fqinje ka raportuar se e ka parë atë duke e tërhequr për flokësh gruan e tij dhe duke i thënë “Do të të vras”.
Çifti ka tre fëmijë, dy të mitur dhe djalin e rriturqë jetonte jashtë Zakynthos. Gruaja punonte në një hotel të zonës dhe autori dyshohet se ka qenë xheloz për të dhe kjo shpesh shkaktonte debat mes tyre, ndërsa dje ka çar në vrasjen makabre.
Autori pas ngjarjes është zhdukur, pas disa orësh kërkim policia ka bërëtë mundur arrestimin e tij.

