Briseida Shehaj emërohet koordinatore për luftën kundër korrupsionit.
Këtë vendim e ka komunikuar sot
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një deklaratë për mediat.
Ai ka bërë me dije se Briseida Shehaj do të jetë kordinatore Kombëtare e Luftës kundër Korrupsionit në PL.
Meta tha se Shehaj do të jetë drejtuese e të gjitha strukturave në nivel kombëtar dhe rajonal për të t’u siguruar që muaji gusht të jetë një stuhi denoncimesh.
“Briseida Shehaj do të jetë kordinatore e luftës kundër korrupsioni dhe drejtuese e të gjitha strukturave në nivel kombëtar dhe rajonal që gushti të jetë një stuhi e vërtetë e denoncimeve të mirëfaktuara dhe të përfshirjes të gjithë qytetarëve dhe të gjithë nënpunësve që janë dëshmitarët më të mirë të këtyre vjedhjeve të rënda që po ndodhin”, tha Meta.