Nuk ka rëndësi a vrân a kthjellë
Është e djelë!
E djela, mister i jetës
I jetës që mund vdekjen.
E djela, harmoni,
Harmoni që zbon kaosin.
Të djelën Hyji e njeriu për dore
Ecin bashkë
E djela është parajsë!
E djela është dita e djellit
Tingulli i shpresës
Fjala e dhanun
Loti i fshirë.
E djela është dita e qiellit
Që puth tokën
Hap varrin
Përtërin jetën