Bëhet fjalë për shtetasin K.Ziso, i cili është gjetur i shtrirë në tokë në gjendje asfiksie në hyrje të fshatit.
Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës, por mësohet se për shkak të gjendjes shëndetësore jo të lehtë, do të niset drejt Janinës për kurim.
Zjarri ka përfshirë tre fshatra në zonën e Dropullit ku flakët i janë afruar banesave. Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit malor.
Zjarrëfikëset po punojnë me mjete rrethanore ndërsa pritet ndërhyrje edhe nga autoritetet greke.

