Arrestimi i 52-vjeçarit është bërë mbasi ai tregtonte medikamente mjekësore të kontrabanduara, që i mbante në banesë.
Sipas policisë në pranga ka rënë shtetasi I. M., 52 vjeç, , i cili akuzohet për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetësja M. G., 47 vjeçe, banuese në Tiranë pasi blinte medikamentet e kontrabanduara.
Arrestimi i tyre u bë , në rrugën “Medar Shtylla”, në momentin që shtetasja M. G. po blinte medikamentet nga shtetasi I. M.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit I. M., në Komunën e Parisit, policia gjeti sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore, pa pullën fiskale nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan medikamente të ndryshme mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, dhe një shumë parash.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme proceduriale.