Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, në një palestër, në Pescara, ku një 21-vjeçare u godit me grushte, shkelma e pesha sportive nga një shqiptar rreth 50 vjeç, shkruan ilpescara.it
Vajza 21-vjeçare po ngrinte pesha në një stol, kur pa asnjë arsye u rrah brutalisht nga shqiptari me të cilin po fliste.
Kur nisi ta sulmonte, vajza tentoi të arratisej, por ai e ndaloi dhe e goditi me grusht në fytyrë.
Pasi e rrëzon në tokë, ai bëhet i papërmbajtshëm dhe vazhdon dhunon.
Në një moment ndërhyri një instruktor, por sulmuesi nuk u ndal: hodhi një peshë ndaj vajzës, por fatmirësisht nuk e preku, pasi e reja po largohej me vrap në një nga dhomat e ndërrimit
Emigranti ka kapur një shufër hekuri, duke kërcënuar klientët e tjerë dhe ka arritur tek vajza në dhomë duke e bllokuar brenda.
Vetëm ndërhyrja e karabinierëve ndaloi sulmin.
Agresori u shoqërua për hetime në stacionin e policisë.