Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar pasi lëvizte i armatosur dhe ka shoqëruar shokun e tij për moskallëzim.
Policia njofton se në rrugën “Agush Gjergjevica”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. M. dhe pasagjer shtetasin Ermir Kroqi 45-vjeç
Gjatë kontrollit në çantën e dorës së shtetasit Ermir Kroqit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një silenciator.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së Kroqit, shërbimet e Policisë gjetën një pushkë sportive, tre thika dhe municion luftarak. Shtetasi M. M. ka patur dijeni se 45-vjeçari ishte i armatosur, por nuk ka kallëzuar.