Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, zonjën Belinda Balluku në postin e Zëvendëskryeministres dhe zonjën Majlinda Dhuka si ministre Shteti për Integrim dhe Kryenegociatore me BE.
Anëtarët e rinj të Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti Begaj dhe të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, u betuan sot para Kreut të Shtetit shqiptar.
Presidenti i Republikës u dorëzoi dekretet përkatëse të emërimit, dhe u uroi anëtarëve të rinj të Këshillit të Ministrave punë të mbarë dhe suksese në detyrën e lartë.


