Policia e Matit ka arrestuar një 44-vjeçar si dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.
I arrestuari është Altin Lepuri, në kërkim është shpallur Artan Lepuri.
Dy vëllezërit kanë kultivuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Baz, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies nga ana e policisë.
44-vjeçari i arrestuar ishte në kërkim për një tjetër rast kultivimi të bimëve narkotike, në vitin 2019. Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur pa vuajtur dhe 1 vit e 1 muaj burgim.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat.