Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martën vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Shpëtim Garunja.
Trupa me Roland Ilia, kryetar, Etleda Çiftja, relatore dhe Pamela Qirko, anëtare, arriti në përfundimin se shpjegimet e Garunjës për pikëpyetjet në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit ishin të mjaftueshme.
Garunja ka një eksperiencë 34 vjeçare në sistemin e prokurorisë, fillimisht si hetues e më pas si prokuror në disa prokurori të Shqipërisë.