Presidentja e Kosovës do të jetë sot në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku do të ketë takim zyrtar me Anttony Blinken, Sekretar i Shtetit.
Lajmin e bënë me dije vetë Presidentja Osmani.
Ja njoftimi i saj:
Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Washington D.C.
Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.
Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara. 🇽🇰 🇺🇸