Me iniciativë të “Shoqatës së familjeve të dëshmorëve të aviacionit”, Këshilli Bashkiak i Mallakastrës, në mbledhjen e sotme, të dy pilotëve ju ka akorduar titullin “Qytetar Nderi”.
Ata kanë rënë në krye të detyrës, duke pilotuar avionë luftarak, në stërvitjet që bënte Flota Ajrore e Shqipërisë, para viteve 1990.
Të dy pilotët ishin lindur në fshatin Çorrush të Mallakastrës.
Lajmin e bënë me dije Këshilli i Bashkisë Mallakastër, por edhe Kryetari i Shoqatës për familjet e dëshmorëve të aviacionit, Kujtim Serani.