Kështu shkruan Kryeministri Edi Rama, duke uruar “Mirëmëngjes” sot në Facebook.
Që nga Pllakat në Sarandë e deri në Ksamil, plazhet janë tërësisht publike dhe pa pagesë, vazhdon ai.
Ja postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES ☀️
dhe me këto pamje të plazheve tërësisht publike përgjatë bregdetit të Sarandës, nga Pllakat deri në Ksamil, të mirëmbajtura e të pastruara nga bashkia dhe pa asnjë pagesë për pushuesit, ashtu si plot të tilla përgjatë vijës bregdetare të Shqipërisë, ku po zhvillohet sezoni më i pastër e më i mirë organizuar turistik, ju uroj një ditë të mbarë🙏”