Një shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet greke, pasi akuzohet se ka ngacmuar dhe dhunuar një vajzë.
Mediat greke shkruajnë se një vajzë 22-vjeçe ka denoncuar në policinë e Kalkidikisë shqiptarin, që sipas saj e ka ngacmuar seksualisht dhe e ka dhunuar.
Pasi e reja ka kontaktuar me komisariatin, ka nisur kërkimi për kapjen e të akuzuarit, por nuk është bërë i mundur gjetja e tij. Por ndaj tij është ngritur akuza për fyerje të dinjitetit seksual dhe lëndim trupor.
”I idiseis.gr” shkruajë se bëhet fjalë për një 33-vjeçar, me origjinë nga Shqipëria.