Ditën e sotme Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vendosur që ish-kryeparlamentari kosovar Kadri Veseli, i cili akuzohet për krime lufte, të qëndrojë në paraburgim.
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou ka dalë në përfundimin se rreziku i arratisjes së Veselit dhe rreziku i pengimit të procedurës së Dhomave të Specializuara vazhdojnë të ekzistojnë.
“Gjyqtari i procedurës paraprake arrin në përfundimin se rreziqet që Veseli do të arratiset, do të pengojë mbarëvajtjen e procedurës së Dhomave të Specializuara, ose do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, duke përfshirë dëshmitarët që kanë ofruar ose mund të ofrojnë prova në këtë rast dhe/ ose do të paraqiten në Dhomat e Specializuara, vazhdojnë të ekzistojnë”, thuhet në vendim.