Policia e Durrësit njofton se një i ri rreth 22-vjeç është gjetur i pajetë në bregdet. Dyshohet se ai ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Njoftimi:
Informacion paraprak:
Rreth orës 14:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, është gjetur i pajetë, në breg të detit, shtetasi L. C., 22 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e infarktit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



