Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një takim me intelektualët në Tiranë, deklaroi se qytetarët dhanë një mbështetje të madhe në protestën e korrikut para kryeministrisë.
Berisha tha se, 7 korriku ishte një stacion ndërsa shtoi se tashmë opozita është në këmbë.
“Një stacion e kemi kapur me datën 7 korrik. Opozita është tashmë në këmbë. Qytetarët dhanë një mbështetje masive, por ajo është vetëm një stacion, stacione të tjera kemi për të marrë, u shpreh ai.
Një gjë, kemi një kundërshtar i cili nuk respekton asnjë parim, përveç mendimeve të tij, dëshirave të tij, nuk ka respektuar këto 8 vitet e fundit asnjë marrëveshje. Dhe marrëveshjet me të që të gjitha janë përmbysur pas firmosjes. Por kështu ne nuk mund të shkojmë. Ne po jetojmë instalimin e një regjimi që nuk njeh ligj, që nuk njeh asgjë, që përdor çdo gjë kundër kundërshtarëve, përdor gjithçka për të mbajtur pushtetin, kalon nga skandali në skandal sikur kalon nga suksesi në sukses, njëlloj.

