Aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë.
Policia njofton se viktima drejtonte automjetin “Volkswagen”.
Dyshohet se ai humbi kontrollin mbi mjetin dhe është përplasur me trafikndarësen.
40-vjeçari humbi jetën gjatë transportit për në spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjithashtu e plagosur ka mbetur edhe bashkëshortja e tij.
Njoftimi:
Më datë 25.07.2022, në autostradën Morinë-Kukës, në fshatin Morinë, shtetasi I. M., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me trafikndarësen.
Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit, shtetasi I. M., 40 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, i cili ka ndërruar jetë gjatë transportimit në Spitalin e Traumës Tiranë.
Gjithashtu është dëmtuar bashkëshortja e tij, shtetasja A. M., 36 vjeçe, e cila pasi ka marrë mjekim në spitalin e Kukësit, është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.