40-vjeçari E.L. është shpallur në kërkim pasi qëlloi me armë zjarri në ajër duke kanosur për motive të dobëta, një grua.
Ngjarja ka ndodhur pranë tunelit, në zonën e quajtur “Uji i Ftohtë”, ku një 40-vjeçar qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur për motive të dobëta, një shtetase, bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit:
E.L., 40 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në ajër, me qëllim kanosjen e shtetases A. D., 58 vjeçe, banuese në Vlorë.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, efektivët e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe një gëzhojë.