Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka mbërritur në SPAK për depozituar prova të reja për privatizimin e ish- kompleksit Partizani.
Ka qenë vetë Balla që më herët njoftoi në rrjetin social “Facebook” se këtë të hënë do të depozitohen prova të reja të asaj që e cilësoi mega-grabitje.
“Kush mendon se kemi hequr dorë nga akuzat tona gjatë kohës kur ishim në opozitë, e ka shumë gabim. Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!”-shkroi Balla.

