Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar faktin që “shefi” i inceneratorëve, Mirel Mërtiri nuk është i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Sipas Këlliçit, Mërtiri në fakt lëviz i lirë, duke vijuar punët e tij.
“Nga informacionet e fundit që kemi marrë, rezulton se Mirel Mërtiri jo vetëm nuk është shpallur në kërkim ndërkombëtar, por lëviz lirshëm dhe vijon ‘punët’. Skemaxhiu i inceneratorëve mbrohet nga shteti si monument kulture. Drejtësia në gjumë! Qeveria, nga Rama tek Veliaj, e gjitha në shërbim të aferës. Deputetët dhe patronazhistët e PS të urdhëruar të mbrojnë inceneratorët në ekrane dhe rrjete sociale. Na rrofshin gratat!”, shkruan deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në Facebook
Mërtiri i inceneratorëve lëviz lirshëm, askush nuk e prek
Leave a comment Leave a comment