“Konventa e LSI ka vendosur për ndryshimin e emrit të partisë nga Lëvizja Socialiste për Integrim në Partia e Lirisë .
I propozoj gjithashtu Konventës Kombëtare, pas paraqitjes edhe të dorëheqjes të Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi si dhe në kushtet ku të gjitha strukturat e tjera drejtuese janë me mandat të përfunduar, krijimin e Komitetit Organizator, me këto detyra:
Komiteti Organizator, ngarkohet nga Konventa Kombëtare, për drejtimin e partisë dhe përfaqësimit të saj në të gjitha nivelet.
Komiteti Organizator do të drejtojë veprimtarinë e partisë për përgatitjen e Konventës Kombëtare, që do të mbahet brenda dy muajve.
Drejtuesi i Komitetit Organizator të jetë zoti Ilir Meta dhe zëvendës Kryetar të jetë zoti Agim Nesho”,- këtë njoftim e ka bërë Endrit Braimllari.