Ish presidenti Ilir Meta ka mbajtur një fjalime në Konventën Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
“Mos harxhoni energji të panevojshme sepse edhe vapa është e padurueshme dhe na duhet shumë punë nga sot e gjatë gjithë gushtit që të kemi një vjeshtë ripërtëritëse për rininë dhe Shqipërinë.
Dje siç kisha premtuar publikisht dorëzova sipas Kushtetutës detyrën më të lartë në këtë shtet, atë të presidentit. Përfundova mandatin e parë si president dhe në këtë mënyrë pata edhe eksperiencën e të provuarit Kryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe presidentit. Dikush më pyeti nga të treja ku je ndjerë më mirë. Pa asnjë dikskutim në detyrën e presidentit të Shqipërisë dhe mezi pres të rikthehem në mandatin e dytë, pas 25 vitesh”- tha ai