Sot zhvillohen procedurat zyrtare formale dhe ceremonia ku Bajram Begaj merr detyrën si President i Republikës së Shqipërisë për 5 vitet e ardhshme.
Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme për betimin e Presidentit.
Ndërsa në orën 19.30 ëshjtë parashikuar ceremonia në ambientet e Presidencës.
Në zyrë kryesore të shtetit, do të bëhet dorëzimi i detyrës nga Presidenti aktual, Ilir Meta, tek Presidenti i ri Bajram Begaj.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushaj, do i dorëzojë Presidentit Begaj, kushtetutën e vendit, ceremonial që do të shoqërohet me 21 të shtëna topi.
Nga dje, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në të dy anët e tij është i dekoruar me flamuj kombëtarë.