(Nga “Facebook” i shkrimtarit Balil Gjini)
Në vitet 1970, në një restorant në Barcelonë, u ulën të drekonin Mario Vargas Llosa, Gabriel Markes, Hose Donose, Bruce Eçenike dhe Horhe Eduart, pra ajka e letërsisë amerikano-latine. Porosia bëhej me shkrim. Por shkrimtarët, duke pirë e biseduar, nuk i kushtuan vëmendje menysë dhe kamarierit.
Në fund kamarieri, që as e dinte kush ishin, priti sa priti, pastaj shkoi te ata:
-Dreqi ta hajë, iu tha, asnjëri nuk di të shkruajë në këtë tavolinë?