Janë arrestuar sot nga policia italiane në Venecia, për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, çiftit të bashkëshortëve iu sekuestrua një sasi prej 70 kg kanabis dhe kokainë.
Në fillim dyshimet u krijuan, kur çifti i shqiptarëve, ndërroi rrugën porsa pa një patrullë policie.
Efektivët lëvizën dhe i ndoqën deri në banesën e tyre.
Aty, policia gjeti të fshehur në dollap, 18 thasë me 47 kilogramë kanabis. Mediat fqinje thonë se çifti i shqiptarëve synonte të shiste lëndën narkotike në zonat e plazheve përgjatë sezonit të verës.
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar nga autoritetet italiane, kapte vlerën e 1 mln eurove në treg.