Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar 679 m2 tokë truall në zonën e njohur si Turizëm-Kanal i Çukës.
Është nga zonat më të preferuara në fakt dhe përfshin territorin e aksit rrugor në drejtim të Hotel “Butrinti” në drejtim të Ksamilit.
Nga hetimi pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Sarandë ka rezultuar se dy zyrtarë kanë shpërdoruar detyrën.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në mbyllje të hetimit ka proceduar më tej me sekuestrimin e pasurive tokë shtetërore të regjistruara ne shkelje të ligjit në favor të dy shtetasve K.GJ dhe M.N.,” shkruhet në njoftim



