Arsenali shënjestron goditjen e pestë të merkatos verore. Pas Gabriel Jesus, Michel Arteta i shkëput Manchester City-t edhe mbrojtësin Oalexandr Zinchenko.
Lojtari ukrainas që largohet pas 6 viteve në radhët e bardhekaltërve, është përforcimi kryesor në mbrojtjen e “Gunners”. Rreth 40 milionë € pagoi Arsenali për të shkëputur 4 herë kampionin e Anglisë nga skuadra e Pep Guardiolës.
Në vitin 2016, Zinchenko u ble nga rusët e FC Ufa për rreth 2 milionë €. Mbrojtësi ukrainas numëron 127 ndeshje, 2 gola dhe 12 asiste me fanellën e Man. City në Premier League ndërsa u aktivizua titullar në finalen e UEFA Champions League të humbur kundër Chelseat.