Kreu i PD, Sali Berisha i ka shkuar fare afër kryeministrit Edi Rama, në seancën e sotme të parlamentit, duke iu drejtuar me fjalët: O i pafytyrë.
Ndërsa menjëherë para kryeministrit kanë dalë dy punonjës të Gardës së Republikës.
Situata u tensionua pasi kreut të PD nuk iu dha fjala nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla. Nga foltorja, Berisha iu drejtua Ramës me akuza të ndryshme.
“S’ke turp o frikacak, o i pafytyrë. O burracak, o i panderë. Ty të kaçmendur 7 korriku”,-dëgjohet t’i thotë Berisha Ramës.