Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare, duke bërë që të gjitha faqet të mbylleshin.
“Kemi regjistruar procesin penal për sulmin kibernetik nga sistemeve qeveritare”, konfirmoi organi i akuzës për Ora Neës.
Kujtojmë u njoftua se një sulm kibernetik kishte sulmuar Shqipërinë dhe dyshohet se vinte nga jashtë vendit, pasi ishte i njëjti me atë që sulmoi më parë, Gjermani, Ukrainën dhe shtete të tjera.
Vetë kryeministri Rama tha dy ditë më parë se ishte një sulm masiv kibernetik i pandodhur kurrë më parë, i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
AKSHI dhe një skuadër e specializuar ekspertësh të huaj, po luftojnë prej ditësh për rimëkëmbjen e plotë ntë sistemeve pas zmbrapsjes së sulmit.