Gjithë rrethanat dhe opinionet janë të tilla, që ky është një fakt i kryer, por nuk do të thotë se nuk ka skepticizëm dhe kundërshti.
Më së fundmi vjen një reagim nga Bundestagu gjerman, është pikërisht përfaqësuesi Cdu-Csu, që ka shprehur rezerva.
Dr. Johann Wadephul, kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor brenda grupit parlamentar të CDU-së, deklaroi se nuk ka asnjë lëshim nga Bundestagu gjerman përsa i përket kritereve të anëtarësimit në BE.
Sipas zyrtarit gjerman, me rëndësi është pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias.