Ish ministri i shëndetësisë Ilir Beqaj u thirr sot në SPAK për të sqaruar rrethanat e kalimit me koncesion të një sërë shërbimesh shëndetësore gjatë kohës, kur ishte drejtues i dikasterit.
Mbas 8 orësh që nga momenti që u paraqit, ai doli pak më parë nga zyrat e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion.
Nuk ka ende konfirmim zyrtar për çfarë dëshmoi Beqaj në organin special të hetimit.