PËRSIATJE
Kjo botë në gri
Ky qiell i murrmë
Një diell i plasaritur
E kombi zhuritur
Një yllth i kristaltë
Një hënëz e përdalë
Ku një zdrukthtarë Barkëtharë
Ngallmon bosh një hambarë
Oqeane lotësh
Lumenj fjalësh
Shqipëri e gjakosur
E mjerimit migjenian
Shqipëria kala e skanderit
Në diktaturën e enverit
E ëmbla tokë arbërore
Me fatin e keq kapur për dore
Si nuse e bukur si rreze drite
Fluturofsh krenare, e jona shqipe
Një tokë e një diell
Një strehëz në qiell
Një simbol e një flamur
Shqipe, moj, mos u përkulsh kurrë.