Një ngjarje e rëndë është shënuar në komisariatin e Korçës ku bëhet me dije se një 27-vjeçar ka tentuar të vrasë veten duke u mbytur me batanije.
Njoftimi i policise
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.07.2022, rreth orës 13:05, në Komisariatin e Policisë Korçë, në dhomat e paraburgimit, ka tentuar të varë veten me batanije shtetasi A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i arrestuar një ditë më parë si i dyshuar për vëprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.