Një fëmijë nga kampi i refugjatëve.
Shkruar nga Shpëtim Zinxhiria.
Me origjinë nga Mali i Afrikës Perëndimore, Ministre e re Çështjeve Sociale në shtetin e Schleswig-Holstein po bën histori në Gjermani.
Ajo kaloi një fëmijëri të varfër në kampet e refugjatëve në Gjermani.
E përhumbur nga pasiguria e kohës së familjes së saj në vend, Aminata Toure nga Mali, Afrika Perëndimore, u rrit duke u mbështetur fort në këmbët e saj.
Ajo ndoqi ëndrrën e qartë dhe u përfshi në punët publike.
Në vitin 2013, Aminata iu bashkua të Gjelbërve dhe brenda gjashtë viteve, ajo u bë gruaja e parë me ngjyrë që mban një post ministror në këtë shtet të Gjermanisë e cila mbetet lokomotivë e Eurozonës.
Prindërit e saj u shpërngulën nga Mali në Gjermani në vitin 1991. Disa muaj më vonë, Aminata pa dritën e diellit në qytetin Neuminster pranë Kielit.
Ajo u zgjodh deputete e parlamentit lokal në vitin 2017.
Siç raporton gazeta britanike “Guardian”, politikania e re, mori Ministrinë e Çështjeve Sociale në qeverinë e koalicionit kristiandemokrat-të Gjelbër në shtetin Schleswig-Holstein.
29-vjeçarja ka një marrëdhënie të ngushtë me kryeministrin e shtetit, demokratin kristian Daniel Ginder, siç theksojnë mediat gjermane.
Aminata ka studiuar shkenca politike në Universitetin e Kielit. Në moshën 25-vjeçare, ajo u zgjodh deputete më 29 qershor 2017 në parlamentin lokal të Schleswig-Holstein dhe deri në vitin 2022 shërbeu si nënkryetare e parlamentit.
Nga data 29 qershor 2022, ajo mori Ministrinë e Çështjeve Sociale, Rinisë, Familjes, të Moshuarve, Përfshirjes dhe Barazisë në shtetin federal.
Kjo është Aminata Toure, kjo është Gjermania…