NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
    18 hours ago
    Kaos institucional në Bashkinë Tiranë/ Ilda Zhulali kërkon mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak
    4 days ago
    Rama ka nisur procedurat për prishjen e kontratës së Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë të njëanshme/ Serjani: Pasoja shumë të rënda financiare dhe juridike për Shqipërinë.
    4 days ago
    Sali Berisha drejt SHBA, kreu i PD: Do marr pjesë në një konferencë të Partisë Republikane
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bajram Karabolli/ Hebreu me gjak shqiptar
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
Kryesore Politikë
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
Aktualitet
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
Të tjera
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
Të tjera
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bajram Karabolli/ Hebreu me gjak shqiptar

Neutrale
Last updated: 2022/07/15 at 4:09 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

(Përmbi Ande—Mbresa nga një udhëtim)

Në aeroportin e Santiagos më priste një hebreo-amerikan, të cilin s’e njihja fare. I rekomanduar nga miku im R. B., sekretari i ambasadës tonë në Argjentinë, kishte premtuar të më ndihmonte për çështjen time atje. Nga Buenos Airesi kisha folur me të, dy herë, në telefon. Më priste në një kafene, në katin e dytë të një godine të aeroportit. E njoha nga portreti që më kishte përshkruar në bisedën telefonike. Po ashtu dhe ai mua. U ngrit nga tavolina dhe, duke buzëqeshur miqësisht, u drejtua nga unë. Ishte një trup mesatar. Mund të ishte mbi pesëdhjetë vjeç, por veshja sportive dhe mungesa e thinjave bënte të dukej më i ri. Nga ngjyra pak ezmere e lëkurës së lëmuar dhe nga qimet e rralla në fytyrë, ngjante më shumë me një latinoamerikan, se sa me një hebre. Gjë që ia thash.
– Jo, jam një përzierje, ku kam edhe gjak shqiptar, po latinoamerikan asnjë pikë, – m’u përgjigj ai.
Fliste një spanjishte të pastër dhe puro letrare, të Spanjës së mesit të shekullit që sapo iku, gjë që të kujtonte kryeveprat letrare të atij vendi plot diell, prej të cilit nisi zbulimi i Botës së Re. Pohimi i tij për gjakun shqiptar më habiti dhe e pyeta më tej.
– Nga babai jam anglosakson, nga nëna hebre. Gjyshja, nga babai, ishte shqiptare. Pra, një e teta e gjakut tim është i njëjtë me atë tuajin, – shpjegoi ai me një farë krenarie.
Ishte nga ata njerëz që nuk pushojnë së foluri. Kjo gjë mua s’më bezdiste aspak. Përkundrazi, më pëlqente. Jo vetëm për faktin se miku im i ri ishte i këndshëm në bisedë, por edhe nga paaftësia ime për të mbajtur bisedën gjallë, pasi jam i ngathët në bisedë.
Me Mark Pinedën, kështu quhej, takoheshim çdo ditë. Vuri në dispozicion tim makinën, celularin, madje, shpeshherë edhe xhepin. Kishte një kureshtje dhe simpati të veçantë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Një ditë s’u përmbajt dhe më tha të flisja shqip.
– Me kë të flas? – i them
– Fol kot, me vete, – më thotë. – Kam qejf të dëgjoj si tingëllon shqipja.
Megjithëse e pata të vështirë të flisja me vete, në prani të një tjetri, ia bëra qejfin. Më tha se i ngjante pak me frëngjishten. Si mësues i gjuhës shqipe, u mundova t’i shpjegoja diçka lidhur me pozicionin që zinte shqipja në pemën e gjuhëve indo-evropiane, për sintaksën e saj e sidomos për fonetikën e saj pak të vështirë për shumë folës të gjuhëve moderne, të cilët duan ta mësojnë atë.

Marrë nga libri i autorit “Dhimbje mërgimi”

TAGGED: Lajme
Neutrale July 15, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët
18 hours ago
Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.
19 hours ago
Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?
20 hours ago
Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA
20 hours ago
Kryefamiljari u mor zvarrë nga Policia në sy të fëmijëve, Skënder Hita pezullon 3 efektivët
1 day ago

Rama i përgjigjet sërish demokratëve evropianë: Jo, kjo është një tjetër pikë e ulët

Tiranë/ Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prosti*ucionit.

Dr.Ilir Allkja/ Atë që nuk e bënë dot disa kabinete qeveritare të Ramës, do ta bëjë “Pasqyra”!?

Basir Çollaku/ Aruba, SPAK dhe DEA

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?