Mbi 500 avokatë janë grumbulluar para Selisë së Këshillit të Lartë Gjyqësor, pranë ish fushës së Aviacionit.
Avokatët kundërshtojnë hartën e re të gjyqësorit që shkurton gjykatat nëpër rrethe dhe i grupon ato në qendër të disa qarqeve.
Kujtojmë se Dhoma Kombëtare e Avokatisë prej disa kohësh ka bojkotuar proceset gjyqësore, duke e futur gjithë sistemin në paralizë.