Me një postim publik ka reaguar ish kryeministri Sali Berisha për Anri Kashikun, 18 vjeç, që u mbyt sot teksa shpëtoi vëllain e tij dhe një shok, të dy nga 15 vjeç.
Berisha e quan hero Anrin dhe i shpreh ngushëllimet familjes.
Ja përkushtimi i tij:
Një hero i vërtetë !
Miq, i riu 18-vjeçar, Anri Kashiku, si një hero i vërtetë, shpëtoi sot dy jetë, por vetë mbeti në ujrat e Adriatikut, për t’u bërë i pavdekshëm me veprën e tij.
Duke ndarë dhimbjen dhe zinë me familjen Kashiku për këtë humbje të pakompensueshme, i lutemi Zotit që shpirti i bardhë i Anrit shpëtimtar të gjejë paqen e merituar. Amin! sb