Pak para se lumi Seman të derdhet në Adriatik është gjendur sot një kufomë.
Burime pranë vendit të ngjarjes pohojnë se kufoma i përket një mashkulli.
Trupi i pajetë është i paidentifikuar.
Është njoftuar policia dhe priten veprimet e mëtejshme ligjore.