Është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur jetën nga COVID, teksa janë regjistruar 1215 raste të reja nga 2623 testime të kryera. Viktimat janë një qytetar nga Kavaja 45 vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 84 vjeç.
Rastet e reja janë shënuar; 617 në Tiranë, 121 në Durrës, 53 në Vlorë, 48 në Lushnje, nga 40 qytetarë në Shkodër, Kamëz, 33 në Sarandë, 30 në Fier, 24 Krujë, 17 në Berat, 15 në Divjakë, nga 14 qytetarë në Himarë, Dimal, nga 13 qytetarë në Vorë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Vau i Dejës, Kurbin, nga 11 qytetarë në Kavajë, Devoll, 10 në Patos, nga 7 qytetarë në Shijak, Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Lezhë, Kolonjë, Gramsh, nga 5 qytetarë në Roskovec, Tepelenë, Poliçan, 4 në Selenicë, nga 2 qytetarë në Kukës, Delvinë, Skrapar, Elbasan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Pukë, Fushë Arrëz, Has, Rrogozhinë, Dibër, Libohovë, Dropull.
Janë 6,226 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 27 pacientë. Janë shëruar 646 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 279,649 që nga fillimi i epidemisë.