Mirela Kumbaro ka deklaruar se turistët e huaj që më parë zgjidhnin Greqinë, tashmë po zgjedhin Shqipërinë për të pushuar.
“Kemi gjithashtu një rritje të madhe të numrit të turistëve gjermanë. Kjo sepse kemi qenë shumë këmbëngulës në tregun gjerman. Është një treg interesant dhe paguan. Pra është ai lloj turisti që harxhon për pushime.”
Ajo u shpreh se:
“Është shumë interesant fakti që shumë flukse turistësh që shkonin drejt Greqisë, tashmë janë kthyer në Shqipëri”,-deklaroi ndër të tjera Kumbaro.