Një 30-vjeçar nga Dibra
ka humbur jetën teksa punonte në Gjermani. Mësohet se i riu 30 vjeç është Ijon Bushi dhe ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skela ku po punonte.
Ijoni kishte shkuar në Gjermani për të ndihmuar familjen e tij, por aksidenti në punë i mori jetën.
Nga mesazhet prekëse në rrjetet sociale, thuhet se ai ka lënë familjen, nënën e tij dhe një motër të sëmurë.
Shokët e 30-vjeçarit kanë bërë gjithçka që trupi i tij të dërgohet e prehet në Shqipëri, duke mbledhur edhe një shumë parash të nevojshme për shpenzimet e rastit