NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
    8 hours ago
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    1 day ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Bislim Ahmetaj/16 vite pa Pjetër Arbnorin… Le të lutemi për jetën dhe shpirtin e tij !
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
Të tjera
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
Të tjera
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Bislim Ahmetaj/16 vite pa Pjetër Arbnorin… Le të lutemi për jetën dhe shpirtin e tij !

Neutrale
Last updated: 2022/07/11 at 8:37 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Grimca  bisedash me Pjetër Arbnorin.

(Si shenjë kujtese në përvjetorin e ikjes së tij për n’Parajsë)

Në 14 vjetorin e përcjelljes për në banesën e fundit të njërit prej simboleve më të spikatura të qëndresës në gjithë botën e e lindjes komuniste më erdhën në mendje disa prej çasteve dhe bisedave më të bukura që kam pas rastin të kem me Pjetër Arbnorin përgjatë viteve 90-2006.
Kam qënë me fat që ai me ka dashur dhe ka pranuar të më pranoj në miqësinë e tij edhe si pjesë e politikës në PD, por edhe si njerëz të letrave.
Gjithashtu kemi rastisur të jemi bashkë në disa udhëtime jashtë vendit si në Zvicër,  Francë dhe në SHBA.
Njëri plotë dije dhe po kaq  I thjeshtë ,I fortë dhe I brishtë sa vuajtja e tij, I ciltër dhe me një ndjenjë humori të hollë, I qeshur dhe fjalë embël, I dashuruar pas të bukurës dhe njerëzve të lirë.
Disa prej bisedave që më kanë mbetur në mendje gjatë takimeve me të  po I ndaj me ju miqtë e mi të FB-së.

***
Ndoshta në Shkurt të vitit 93 s’jam i sigurtë,  Pjetri kishte ardhur në një takim përkujtimor në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Pas takimit do të udhëtonte për Shkodër pasi aso kohe jetonte akoma  në Shkodër, në dorë mbante një valixhe të vogël diplomatike. Dikush nga të pranishmit e shumtë në atë takim e pyeti plot keqdashje:  Thonë që në valixhe mban florijtë që I ke marrë si dëmshpërblim për vitet e burgut.
Ai u përgjigj:  E kam dëgjue edhe herë të tjera këtë thashethem, por unë edhe pse jam Kryetar I Parlamentit akoma vazhdoj e baj jetën e konviktorit pesë ditë në Tiranë e dy në shpi, në këtë çantën diplomatike baj veglat e rrojës dhe këmishat e palame. Dhe nuk bani as nji, as dy vec e hapi cantën në sy të gati  një mijë të pranishmve.

***
Ulur pranë njëri tjetrit në një mbledhje të Këshillit Kombëtare pas viteve 97 në një kohë kur marrëdhenjet e Partisë Demokratike me perëndimin s’ishin aspak të mira.  Berisha mbajti një fjalim të gjatë dhe pasi e mbylli ju drejtua anëtarëve të KK  me një fjali të ftohtë dhe të shkurtër: Ka kush për të folur? Unë I them  Pjetrit -Cou e fol. Ai mu përgjigj- po ca me thanë? Po thuaj të paktën të lumtë goja. Pjetri qeshi me të madhe dhe mu kthye- Bislim unë s’kam moshë me u prishë me kënd, se nuk më del koha me u rregullue, ti je i ri dhe ke kohë edhe me u prishë edhe me u rregullue me njerëz…

***
Në Zyrih pas një takimi me shqiptarë,  kryesisht të Kosovës  kishim dalë dhe po ecnim në qëndër të qytetit, para nesh u shfaq katedralja e mrekullueshme buzë liqenit. Sa e bukur kjo xhamia Pjeter!-them unë.  Ashtë kishë Bislim- ma kthen. Unë vazhdoj me timen- Sikur të ishte xhami do ja kishim gjetë një hoxhë katolik dhe I kishim ba rahat tanë besimtarët myslimanë të Zyrihut. Tre katër vetë që ishin me ne po më shihnin  krejt dyshim e njani që e kisha në krah më bjen me bërryl në mënyrë që ta ndalë ktë bisedë. Pjetra tanë amëlsi me kthehet – S’do kish kenë keq, po edhe pse ashtë kishë s’besoj se prishë ndojnjë punë të madhe…

***
Një ditë tjetër po në Zvicër u ulëm në një lokal shqiptarësh, kamarieri  po shqiptarë gjithë respect e pyeti- Çka tju sjell dicka me pi zotni Pjetër? Një birrë- u përgjigj dhe vazhdoj bisedën me dikë. çfarë birrë zotni Pjetër-prapë kamarieri. Ça  të zanë dora për ma kollaj, se jam I sigurtë që sejcila prej tyre  është  birrë origjinale, pasi   në Shqipëri vec etiketat I kanë të ndryshme se besa tana mbushen në një vend e tana llojet janë njëlloj…
Dikush që kishte rezervuar hotelin bani gabimin e zakonshëm dhe për me ju lavdërue bashkëatdhetarëve të vet tregoj edhe cmimin. Hoteli ishte me pesë yje në qëndër të Zyrihut dhe cmimi sigurisht që ishte shumë I lartë. Pjetri ju kthye- Unë të falenderoj me zemër por s’muj me fjetë në një hotel aq të shtrejtë kam fjetë gati 30 vjetë në dyshek kashtë, herë  të shtruem në një copë drrasë e ma së shumti në cimento. Nëqoftëse mund  ta  anullosh  rezervimin ashtë ma mirë me na I dhanë ato pare në dorë, pasi fatkeqësisht ne  në Partinë Demokratike s’kena lek as  për rrogat e pastrueseve dhe rojeve… 
Dhe ashtu ndodhi na I mblodhën 1800 franga zvicerane dhe ja sollëm financave të varfera të Partisë Demokratike. 
Pjetra fjeti te shpia e të ndjerit Mhill Berisha një atdhetar I shquar I cili kishte ndërtuar një apartament të vecantë për mysafirët e shquar që vinin kryesisht nga Kosova por edhe nga Shqiperia. Në atë apartament kanë fjetur Ibrahim Rugova, Femi Agani, Mark Krasniqi dhe shumica e liderave të Kosovës në kohët kur shtegtonin në kancelaritë e Europës dhe SHBA në kërkim të pavarësisë së shtetit të Kosovës. Në atë apartament kam fjetur edhe unë…

***
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  në Nëntor të 2002 kohë kur emri I zotit Arbnori përflitej si njëri prej kandidatëve potencial  për President të Republikës pasi kishim ba takime me komunitetin e shqiptarëve në New Jork , me kreun e ligës Shqiptare Amerikane zotin DioGuardi,  me kreun  e Vatrës Agim Karagjozi dhe drejtuesit e tjerë të kësaj organizate, takimin më të rëndësishëm e kishim me Senatorin Jo Baden aso kohe shefi i marrëdhenjeve me jashtë të Senatit të SHBA-ve. Pasi ju përgjigj disa pyetjeve  të zotit Baden për situatën politike në Shqipëri, ra heshtja, I them shqip thuaj për pretendimet që ke për tu zgjedhur President. Lene atë muhabet- unë heshta. Biseda zgjati edhe shtatë- tetë minuta me falenderime për mbështetjen që I jep SHBA kombit shqiptare dhe këtu i shtërnguam duart me të dhe u ndamë. Kur mbetëm vëtëm i thashë -Pse si the që Shqipëria ka nevojë të ketë një President që vjen nga shtresa e të përsekutuarve politik  qoftë edhe si një ekuilibër social etj, etj.
Bislim të di për djalë të mençëm, nuk e ban kush Presidentin në Shqipëri prej shtresës tonë, u duhet komunistave ai post edhe për shumë vite…

***
Kur kandidoj për kryetar të PDSH e takova dhe I thashë që votën time e ke por jam I bindun se s’ke  asnjë shansë me fitue.
E di- me tha- jam duke e ba me shpëtue moralin Sali Berishës që të mos kandidojë I vetëm si Enveri në kohën e dreqit.

***
Bisedën e fundit që kam pasë   me të shndritshmin  Pjetër Arbnori  e kam ba me telefon në pranverë të 2006. Pasi lexova në një prej gazetave të përditshme një lajm të shkurtë ku thuhej që “ Pjetër Arbnori është nominuar si Ambasador  I Republikës së Shqipërisë në Selinë e Shejntë në Vatikanë”  më erdhi mirë dhe punën e parë që bana  e mora në telefon që ta uroj . U pyetëm për shëndetin, më tha që s’kishte qënë fort mirë kohëve të fundit. Më pas I thashë -që po më bahet qefi fort që ju paska ra ndërmend për ty, edhe pse honorifik si post ashtë një punë fort fisnike dhe një mbyllje karriere gati mistike për një njëri me një jetë si tuajën që e keni pa ferrin dhe parajsën për së gjalli. Nga ana tjetër e tefonit mu përgjigj një zë I butë, pa asnjë dozë ligësie- Edhe unë do ksha pasë qef me kanë I vertëtë ai lajm, por mua s’më ka thanë kush asnji fjalë, kështu që po mendoj se ashtë një thashëthem I zakonshëm gazetarësh…

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët
8 hours ago
Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!
9 hours ago
Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…
11 hours ago
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
1 day ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
1 day ago

SHBA ngrin vizat për Shqipërinë/ Reagon Noka: Për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës e pësojnë shqiptarët

Belind Këlliçi: Debati i stisur nga kreu i narkoshtetit!

Kryeministri Rama i kundërvihet përsëri Blendit: Fevziu nuk e nis nga vetja, bashkë me sivëllezërit e simotrat e 700 tenxhereve…

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?