Njoftohet se sot, rreth orës 19:15, në rezervuarin e fshatit Vrap, është gjetur i mbytur, nga xhaxhai i tij, një 17-vjeçar.
Ende nuk bëhet me dije identiteti i tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.