Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Voskop- Korçë, ku drejtuesi i autoveturës K.G. 26 vjeçar, ka përplasur një fëmijë 12 vjeç që po lëvizte me biçikletë në rrugë.
Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin 26-vjeçar të automjetit që përplasi 12-vjeçarin.
Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Informacion paraprak:
Më datë 10.07.2022, rreth orës 17:10, jemi njoftuar se në aksin rrugor Voskop-Korçë, në afërsi të lapidarit të fshatit Voskop, shtetasi K. G., 26 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një të mitur 12-vjeçar, që po lëvizte në rrugë me biçikletë, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Korçës.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale