Ministrja e Arsimit në Britaninë e Madhe, Andrea Jenkyns, është vënë në qendër të kritikave, pasi është filmuar duke u treguar gishtin e mesit protestuesve të fushatës “Bye Boris” që ndodheshin përpara Downing Street, duke pritur rezultatin e mbledhjes që vendosi fatin e Kryeministrit.
Deputetja konservatore e ka mbrojtur gjestin e saj ndaj turmës së protestuesve kundër Boris Johnson, duke thënë: “E humba durimi, sepse më ofenduan”.
Deputetja konservatore dhe ministrja e re e Arsimit e sapoemëruar, gjithsesi ka pranuar se ajo ‘duhej të kishte treguar më shumë qetësi’ gjatë incidentit.
“Duhet të kisha treguar më shumë gjakftohtësi, por edhe unë jam njeri”, shtoi zonja Jenkyns.