Alarmin e ngre gazetarja Nikoleta Kovaçi në një status në “Facebook”.
“Një zonë e tanë nan pushtetin e hajdutëve mjeranë që bastisin shtëpitë e qelzorëve përballë një policie të shitueme, të marrun mendsh e totalisht të pamundun me një prokurori kukull e nji grusht njerëzish që shpejt do armatosen me prit bandën e batakçive që e kanë mes tyne…”, shkruan gazetarja Kovaçi
Fshati Qelëz është vetëm 20 km nga qyteti i Pukës dhe shtrihet në lartësitë nga 160 deri 1860 m mbi nivelin e detit.
Fshat me peisazhe të mrekullueshme dhe mundësi të zhvillimit malor, por aktualisht i braktisur.
Ja postimi i plotë i saj:
Prapë hava, po në Qelzën teme!
Lidhja me token shenjon ADN-ne e pakompromentueme, ndonese hajnat mjerane kane prish ekuilibrat… Nje zone e tane nan pushtetin e hajdutëve mjerane qe bastisin shpite e qelzorëve perballe nje policie te shitueme, te marrun mendsh e totalisht te pamundun me nje prokurori kukull e nji grusht njerezish qe shpejt do armatosen me prit banden e batakqive qe e kane
mes tyne… qe jetojne me te e ndoshta edhe krekosen me paloçllekun e tyne qe shpejt do ta kene radhen…
Sidoqe, une jam e do jem aty deri sa ata hajdute te kapen e policia te ngjallet e prokuroria te jete e afte te lshoje urdher-arreste…