Rrugë e re, gjoba dhe penalitete të vjetra për drejtuesit e mjeteve.
Gjithë aksi rrugor monitorohet me makina inteligjente në 24 orë pa ndërprerje.
Policia e Shtetit deklaron se në 48 orët e fundit janë hequr 20 leje drejtimi në aksin Kardhiq-Delvinë, të përuruar vetëm para pak ditësh, për shkak të lëvizjes me deri në 30 km/h mbi shpejtësinë e lejuar.
Në këtë aks, Policia thotë se shpejtësia e lejuar është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h. “95 masa administrative për qarkullim me shpejtësi, por pa sanksionin e pezullimit të lejes së drejtimit;
67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa, për mospërdorim të rripit të sigurimit”, thotë Policia.