Sot, besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin, ose siç njihet ndryshe si Festa e Flijimit.
Besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ky Bajram i gjeti pa një mejdani të madh faljeje.
Ata si çdo herë tjetër falën namazin e Kurban Bajramit në sheshin “Skënderbej”, këtë mëngjes në Tiranë.
Tradita e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, bënë që besimtarët myslimanë pas kryerjes së ritit të faljes e vazhdojnë ditën me kryerjen e vizitave tek familjarët dhe të afërmit e tyre.
Sipas mundësive, një tjetër rit është edhe therja e kurbanit, mishi i të cilit ndahet mes pjestarëve të familjes, të afërmve dhe të varfërve.